​Grevë në arsim më 14 shkurt

By on 10/02/2018

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe e Kulturës e Kosovës, gjatë një mbledhje të jashtëzakonshme ka vendosur të shkojnë në grevë për mos zbatimin e marrëveshjes të nënshkruar mes kryetarit të SBASHK-ut dhe kryeministrit Ramush Haradinaj e kryeparlamentari, Kadri Veseli.

85 % e anëtarësisë së SBASHK-ut kanë mbështetur veprimet sindikale të prezantuara nga kryetari i kësaj sindikate, Rraham Jasharaj lidhur me mos realizim të pikës që parasheh që brenda vitit 2017 do të procedohet në Kuvend të Kosovës projektligji i hartuar nga MASHT-i lidhur me statusin e punëtorëve të arsimit për vitet e 90’ta.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka propozuar që më datën 14 shkurt, ditën e mërkurë në orën e parë të mbahet grevë, gjë që është miratuar nga Këshilli Drejtues, siç është miratuar edhe greva prej 2 orë mësimi më 20 shkurt. Kjo e dyta vetëm nëse deri me këtë datë nuk reflekton Qeveria.

Jasharaj ka kërkuar mirëkuptim nga nxënësit dhe prindërit pasi sipas tij këto veprime po ndermirën për historinë e arsimit shqiptar në vitet e 1990-ta.

E për të marrë këto vendime sindikale SBASHK-u, kishte dërguar lista për nënshkrime në të gjitha institucionet shkollore.

Ai po ashtu ka deklaruar se veprime tjera do të bëhen të ditura pas kongresit i cili do të mblidhet më 24 shkurt, ku do të nxjerrin një rezolutë se si do të veprojnë lidhur me mos zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar më 5 qershor 2017.

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj tha se nëse qeveria nuk reflekton drejtë kërkesave të tyre ata do të vazhdojnë me greva edhe me ditë.

Jasharaj lidhur me zbatimin e plotë të Kontratës së Re të arsimit, tha se për të gjitha komunat ku nuk po zbatohet janë duke i dërguar lëndët në gjykata.

Sipas Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë përveç çerdheve, më 14 shkurt në grevë janë të përfshira të gjitha shkollat fillore, të mesme dhe universitet publike të  Republikës së Kosovës.

Ndryshe, marrëveshja e mirëkuptimit e nënshkruar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) dhe koalicioni qeverisës aktual PDK-AAK-NISMA përfshinë  këto pika:

1.Angazhimi për përmirësim të gjendjës së përgjithshme në sektorin e arsimit dhe që arsimit të jetë prioritet kyç i Qeverisë

2.Me fitoren e koalicionit PDK-AAK-NISMA në zgjedhje, qeveria e re do të angazhohet dhe do të mundësojë zbatimin e plotë të Kontratës së Re të arsimit, të nënshkruar më 18 prill 2017.

3. Brenda viti 2017 do të procedohet në Kuvend projektligji i hartuar nga MASHT-i lidhur me statusin e punëtorëve të arsimit për vitet e 90’ta.

4.Ligji i punës do të ndryshojë dhe do të përkrahen propozimet e SBASHK-ut për ndryshimin e këtij ligji.

5.Në ligjin e pagave do të pëfshihen propozimi konkret i SBASHK-ut dhe MASHT-it lidhur me sektorin e arsimit.

6.Të ketë debat me sindikatat kur pëgatitet projektligji për buxhetin dhe të përfillen idetë dhe kërkesat e drejta të përfaqëçuesve sindikal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *