TOP LAJME

Presidenti amerikan përdor për herë të parë maskën në publik

By on 12/07/2020
Presidenti amerikan Donald Trump ka veshur për të parën herë maskë në publik që nga fillimi i pandemisë. Përdorimi i maskës ka habitur shumë njerëz, pasi më parë, presidenti ishte tallur me kundërshtarin e tij Joe Biden për mbajtjen e saj. Ndërkohë që vetë Trump u shpreh se pavarësisht interpretimit të shumë personave, ai s'ka qenë kurrë kundër përdorimit të maskave. "Me shumë mundësi unë do të përdor maskë. Unë mendoj se kur je në spital, veçanërisht në atë ambient specifik, ku flet me shumë ushtarë dhe njerëz që, në disa raste, sapo kanë dalë nga salla e operacionit, mendoj se është diçka e mirë të vendosim maska. Nuk kam qenë asnjëherë kundër përdorimit të maskave, por besoj se ato duhen përdorur në kohën dhe vendin duhur", tha Trump. Madje disa ditë më parë, presidenti amerikan u shpreh se dukej bukur me maskë, duke e krahasuar veten me "Lone Ranger". Zyrtarët e lartë të shëndetit publik amerikan kanë kërkuar përdorimin e maskave për të ngadalësuar përhapjen e virusit, i cili deri më tani u ka marrë jetën më shumë 137,403 amerikanëve. Rastet e reja të COVID-19 në SHBA janë rritur ndjeshëm, duke tejkaluar shifrat e 3,355,646. Të premten u arrit rekordi me 69,000 infeksione të reja brenda një dite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *