216 raste me COVID-19 të dielën në Kosovë, 1 i vdekur
By admin on 12/07/2020
Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë ka vazhduar të jetë mbi 200, për te pestën ditë radhazi.
Të dielen, Kosova ka shënuar ditën më të rëndë, që nga fillimi i pandemisë: Janë regjistruar 216 raste të reja.
Ky numër i të infektuarve ka dalë nga gjithsej 493 mostra të testuara, është bërë e ditur nga IKSHPK-ja.
Ndërkohë, gjatë këtij 24-orëshi është regjistruar edhe një vdekje, duke e ngritur në 102 numrin e përgjithshëm të të vdekurve.
E numri i të shëruarve është dukshëm më i vogël, krahasuar me atë të infektuarve. Të dielen është raportuar për 40 duke bërë që numri i përgjithshëm i të shëruarve të mbërrijë në 2.267. Krahas kësaj, numri i rasteve aktive qëndron në 2.562.
Prishtina, me 115 raste vazhdon të jetë komuna më e prekur. Gjithsej 115 raste janë regjistruar vetëm të dielën. Ndërkohë, komuna e Drenasit ka pasur 16 raste, Fushë Kosovë 16 raste, Lipjani 14 raste, Podujeva 12 raste, Mitrovica 10 raste, Skenderaji 6 raste, Obiliqi 4 raste, Vushtrria 4 raste, Shtimja 3 raste, Kaçaniku 3 raste, Suhareka 3 raste, Prizreni 2 raste, Deçani 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Ferizaj, Klinë, Malishevë, Pejë, Rahovec dhe Viti.
Që nga paraqitja e rasteve të para, më 13 mars, numri i të infektuarve ka shkuar në 4.931, ai i të vdekurve në 102, derisa 2.267 janë të shëruar.

Latest News
-
Stafi i Radio Ulpiana
- Posted February 19, 2022
- 0
-
Presidenti amerikan përdor për herë të parë maskën në publik
- Posted July 12, 2020
- 0
-
216 raste me COVID-19 të dielën në Kosovë, 1 i vdekur
- Posted July 12, 2020
- 0
-
Katër të vdekur dhe 203 raste të reja me coronavirus në Kosovë
- Posted July 12, 2020
- 0
-
Tetë viktima dhe 207 raste të reja me koronavirus në Kosovë
- Posted July 10, 2020
- 0
-
Alarmante, 214 të infektuar dhe katër të vdekur nga COVID-19 në Kosovë 1 orë
- Posted July 8, 2020
- 0
-
Studio e Radio Ulpianes
- Posted July 8, 2020
- 0
-
Stafi i Radio Ulpiana
- 19/02/2022
- 0
-
Stafi i Radio Ulpiana
- 19/02/2022
- 0
-
ARILENA ARA FITUESE E ‘Festivalit të këngës’
“Nuk bëj muzikë për të fituar çmime, i kam...
- 23/12/2019
- 0
FOTO

0 comments