TOP LAJME

Alarmante, 214 të infektuar dhe katër të vdekur nga COVID-19 në Kosovë 1 orë

By on 08/07/2020
Në Kosovë sot janë shënuar 214 raste me coronavirus. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se ky numër i të infektuarve ka dakë nga 413 mostra të testimeve të kryera, kurse katër persona kanë vdekur dhe 60 janë shëruar. Sipas IKSHPK, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 413 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 214 raste pozitive Numri total i rasteve pozitive është 4.100 raste nga 26.425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 86 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”. “Sot më 08 korrik 2020, janë shëruar 60 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.063 raste, kurse raste aktive është 1.951”, njofton IKSHPK, përcjell Telegrafi. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 68 raste, Ferizaj 55 raste, Mitrovicë 35 raste

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *