TOP LAJME

Ekskluzive/ Grenell për Express: I japim mbështetje Bashkimit Evropian për takimet e 10-12 korrikut, t’i hiqen vizat Kosovës

By on 08/07/2020
Përfaqësuesi Special Presidencial i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, në një prononcim ekskluziv për Gazetën Express ka folur për iniciativat e fundit të Bashkimit Evropian për rikthimin e Kosovës dhe Serbisë në tryezën e dialogut. Grenell thotë se nisma e Evropës ka mbështetjen e plotë të SHBA’së dhe se është i lumtur teksa sheh evropianët që po organizojnë Videosamitin e Parisit më 10 korrik dhe takimin e nivelit të lartë në mes të Kosovës dhe Serbisë më 12 korrik në Bruksel. Lexo Edhe: Murati: Në emër të Serbisë po na poshtërojnë njerëz që janë bartës të institucioneve të Kosovës Emisari i Trump pret që në këto dy takime të përmbyllet edhe procesi i liberalizimit të vizave për kosovarët. “Ne jemi të kënaqur t’i shohim evropianë tek oraganizojnë takime më 10 dhe 12 korrik për diskutime të mëtejme mes Kosovës dhe Serbisë. Ne ofrojmë mbështetjen tonë të plotë dhe jemi mirënjohës për lidershipin e tyre. Ne shpresojmë që çështja e rëndësishme e liberalizimit për Kosovën do të kompletohet në këtë takim”, ka thënë Richard Grenell ekskluzivisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *