Shpetim Bulliqi aderon në Vetëvendosje

By on 16/08/2019

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë të ditur sot përmes një shkrimi në Facebook se Shpejtim Bulliqi është anëtari më i ri i subjektit të cilin Kurti e drejton.

Bulliqi ishte kundërshtues i madh i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, ku ai thoshte se Kosova do të humbiste 8 mijë hektarë tokë.

Tani ai është Kryesues i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror që pritet së shpejti të negociojë me një ekip nga Mali i Zi për të caktuar saktë kufirin pasi që marrëveshja është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës.

Shpejtimi i LëvizjesMe Avni Deharin dhe Gani Krasniqin, me Martin Berishajn e Glauk Konjufcën, me Hysamedin Ferajn dhe…

Posted by Albin Kurti on Friday, August 16, 2019

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *