Thaçi takon sot kryetaren e KQZ-së

By on 31/07/2019

31.07.2019. Presidenti Hashim Thaçi nuk i ka ftuar ende partitë politike në konsultime, ashtu si e parasheh Kushtetuta pas dorëheqjesë së kryeministrit Ramush Haradinaj .

Por siç vërehet nga nje komunikatë për shtyp nga presidenca, Presidenti Hashim Thaçi sot gjatë ditës pritet të takohet me kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, për t’u konsultuar për hapat e mëtejshëm në rrethanat e krijuara politike.

Komunikate e leshuar gjatë ditës së djeshme nga Presidenca thotë se takimet me partitë tjera politike do të vazhdojnë në ditët e ardhshme, varësisht nga agjenda dhe zhvillimet brenda vetë partive politike përkatëse.

Më 19 korrik, Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit, pasi që ishte ftuar nga Prokuroria Speciale e Dhomave të Veçanta në Hagë, për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

Nga ai moment, spektri politik i ka bërë thirrje presidentit Thaçi të ndërmarrë veprime për tejkalimin e gjendjes, qoftë përmes formimit të qeverisë së re apo shpalljes së zgjedhjeve të reja.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, më pas njoftoi se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në pajtim me kompetencat e përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *