Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhiu reagon në lidhje me mbledhjen e qeverisë thirrur nga Haradinaj

By on 25/07/2019

25.07.2019. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar nëpermjet një statusi në facebook në lidhje me mbledhjen e Qeverisë të cilën kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj e ka thirrur për të premten.

Haxhi ka thënë se kjo është shkelje kushtetuese.

“Secili vendim që mendohet të merret ka pasoja edhe penale. Kjo Qeveri ka rënë me dorëheqjen e Haradinajt. Ky është abuzim dhe shkelje kushtetuese”, ka shkruar Albulena Haxhiu.

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka thirrur për të premten mbledhjen e Qeverisë ku në rend dite do të diskutohet edhe emërimi i anëtarëve të bordit të autoritetit civil.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *