KFOR: Nuk ka rrezik për krizë humanitare në veri të Kosovës

By on 27/06/2019

Zëdhënësi i KFOR-it Vincenzo Grasso tha se në veri të Kosovës, sipas informatave të këtij misioni ushtarak, nuk ka rrezik të krizës humanitare.

Grasso në pyetjen e gazetës serbe “Politika” për fluturimin e helikopterit të KFOR-it të martën në veri të Kosovën, tha se “fluturimi i helikopterit natën ishte një stërvitje normale e ekuipazhit të ri, sepse rotacioni i tyre është në zhvillim e sipër”.

Sipas tij, “situata e sigurisë është e qetë dhe nën kontroll”, transmeton zeri.info.

“Asgjë e papritur nuk mund të ndodhë dhe KFOR-i vazhdon të ruajë marrëdhëniet dhe komunikimin me të gjitha institucionet relevante në Kosovë dhe Serbi”, tha Grasso

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *