Voltana Ademi i refuzon lejen Edi Ramës : Nuk kemi asnjë shesh të lirë

By on 20/06/2019

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, i ka refuzuar lejen kryeministrit Rama, për takimin elektoral, të planifikuar për ditën e sotme në kryeqendrën e veriut.

Nëpërmjet një shkrese zyrtare, Ademi i drejtohet Partisë Socialiste, me arsyetimin se sheshet janë të zëna për promovimin e  turizmi dhe se nuk ka asnjë të lirë ku kreu i qeverisë do të mund të organizonte takimin e tij.

“Me fillimin e sezonit turistike në Bashkinë Shkodër janë duke u realizuar  në të gjitha sheshet e Bashkisë aktivitete promovuese për turizmin dhe nuk ka asnjë shesh të lirë për organizim takimesh”, shkruhet në letrën që Bashkia i ka dërguar Partisë Socialiste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *