Spiuni i BIA, këshilltar i presidentit

By on 19/06/2019

Pas raportimit të mediave se një pjesëtarë i shërbimit sekret të Serbisë kishte arritur të punësohej si këshilltar i presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje,Glauk Konjfuca, i cili ka kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Konjufca shkroi se punësimi i një pjesëtari të Shërbimit Informativ Serb në zyrën e presidentit të Kosovës,  përbën rrezikim të sigurisë kombëtare.

“Janë krijuar kushtet që të mblidhet me urgjencë Këshilli i Sigurisë i Kosovës. Sepse në zyrën e Presidentit të shtetit është punësuar Branisllav Nikoliq. Sipas mediave, ky njeri është pjesëtar i shërbimit shtetëror informativ serb. Kjo përbën pa dyshim rrezikim serioz të sigurisë kombëtare. Sipas Kushtetutës sonë (neni 94, pika 5, lidhur me nenin 127, pika 2) Këshillin e Sigurisë e kryeson kryeministri i vendit. Çka ka kryeministri që nuk e thërret mbledhjen? Mos ndoshta frikësohet nga presidenti që ia përmend bodrumin e Radojçiqit ku u themelua qeveria e tanishme? Çfarë çifti i tmerrshëm Thaçi-Haradinaj: reciprokisht të shantazhueshëm përmes veglave të Vuçiqit”, ka shkruar Konjufca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *