Nga Franca në Shqipëri, riatdhesohen 60 Shqiptarë

By on 12/06/2019



60 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë, janë riatdhesuar sot në aeroportin e Rinasit.

Avioni me shtetasit shqiptarë zbriti në pistën e Aeroportit të Rinasit në orën 13:45.   Zv. ministrja e Brendshme Rovena Voda dhe Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit ishin prezent gjatë riatdhesimit të 60 shtetasve shqiptarë të cilët kishin kërkuar azil në Francë

Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda u bëri thirrje qytetarëve të mos kërkojnë azil, pasi kjo mund t’i penalizojë në të ardhmen. Sipas saj, qytetarët që kapen jashtë rregullave të lëvizjes Shengen, nuk do lejohen të lëvizin të lirë në hapësirën Shengen

“I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Shqipërisë, të respektojnë rregullat e lëvizjes së lirë në zonën Shengen. Kjo për disa arsye. Në fillim për ata vetë, për faktin se është një kosto e madhe për ta të udhëtojnë drejt këtyre vendeve, duke lënë gjithçka pas dhe më pas të rikthehen e të rinisin nga e para dhe këtu në vendin e tonë. Po ashtu, kjo është një rrugë jo e drejtë dhe nuk i çon asgjëkundi, penalizohen dhe nuk lejohen të udhëtojnë më në shtetet e zonës Shengen”, bëri të ditur Voda.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *