Bayer mbyll 12 mijë vende pune

By on 29/11/2018

Gjiganti farmaceutik gjerman Bayer AG njoftoi se do të shkurtojë 12,000 vende pune në mbarë botën, si pjesë e përpjekjeve për uljen e shpenzimeve.

Kompania me seli në Leverkuzen tha se shifrat e reduktimit të fuqisë punëtore, aktualisht me 118.200 punonjës, do të përpunohen në muajt e ardhshëm, por që një “numër i konsiderueshëm” i pushimeve nga puna do të realizohet në Gjermani.

Bayer bleu këtë vit Monsanto, një prodhues amerikan të farave GMO dhe pret që nga kjo blerje dhe masat e tjera për të rritur efiçiencën dhe masat strukturore, të tilla si shkurtimet e vendeve të punës, të arrijnë kursime vjetore prej 2.6 miliardë eurosh nga viti 2022.

Disa nga këto fonde, siç raportohet, do të përdoren për të rritur konkurrencën dhe për të futur risi në degët e Bayerit.Pas këtij informacioni aksionet e Bayerit u rritën me 3 për qind. /AktivLajme.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *