Kanceri në gojë: Tri shenjat e hershme që asnjëherë nuk duhet t’i injoroni

By on 28/11/2018

Kanceri në gojë është kanceri i gjashtë më i shpeshti në botë, por prapëseprapë shumë njerëz nuk dinë asgjë rreth kësaj sëmundje.

Vetëm në Mbretërinë e Bashkuar numri i rasteve të diagnostikuara me kancer në gojë është rritur për 68% gjatë dy dekadave të fundit, transmeton AktivLajme.com

Këto statistika alarmante nënkuptojnë se kanceri i gojës – apo kanceri oral – është një nga sëmundjet që po rritet me ritëm të shpejt.

Shumica e rasteve me këtë kancer zhvillohen te të rriturit e moshave 50-74 vjet, por sëmundja mund t’i prek personat e të gjitha moshave.

Kanceri në gojë ndodh kur zhvillohet një tumor në gojë, në gjëndrat që prodhojnë pështymë, në bajamet prapa gojës, dhe në pjesën e fytit që e lidh gojën me laringun.

Sipas ekspertëve, tri shenjat e hershme të këtij kanceri të cilat nuk duhet t’i injoroni janë gjëndrat dhe ënjtjet, ulcerat e gojës që nuk shërohen dhe skuqjet në gojë.

Simptomat tjera të këtij kanceri përfshijnë:

– Problemet me gëlltitje
– Ndryshim në zë ose probleme me të folur
– Humbje e pashpjegueshme e peshës
– Gjakderdhje në gojë
– Vështirësi ta lëvizni mjekrën. /AktivLajme.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *