Ushtrimet e këmbëve janë të rëndësishme për sistemin nervor

By on 26/11/2018

Mungesa e ushtrimeve (posaçërisht ushtrimet me ngarkesë të këmbëve) ndryshon, në të vërtetë, kimia e trupit në nivel qelizash, gjë që ndikon në sistemin nervor.

– Nuk është e rastit që njerëzit kanë nevojë të jenë aktivë: të ecin, të vrapojnë të përdorin muskujt e këmbëve në mënyrë që të ulen dhe të ngrihen etj., transmeton AktivLajme.com

Shëndeti neurologjik nuk është rrugë njëkahore në të cilën truri urdhëron muskujt, – thotë dr. Raffaella Adami nga Universiteti i Milanos, në Itali, ku kanë bërë hulumtime në minj të cilat kanë treguar që shëndeti neurologjik varet nga sinjalet të cilat muskujt e këmbëve i dërgojnë deri te truri dhe anasjelltas.

Mungesa e ushtrimeve (posaçërisht e ushtrimeve me ngarkesa të këmbëve) ndryshon, në të vërtetë, kiminë e trupit në nivel qelizash, gjë që ndikon në sistemin nervor.

Mungesa e aktivitetit fizik çon në zvogëlimin e sasisë së oksigjenit në trup, pra kjo krijon gjendje anaerobe dhe ndryshon metabolizmin, gjë që megjithatë hap mundësinë për zhvillim të shumë sëmundjeve.

– Kjo është edhe një dëshmi për atë se sa është e rëndësishme lëvizja në ruajtjen e shëndetit – thonë ekspertët milanezë.

Studimi i tyre ka zgjatur 28 ditë, gjatë të cilave minjtë kanë ngrënë normalisht, mirëpo u është pamundësuar lëvizshmëria e këmbëve të prapme.

Rezultati befason – përkufizimi i aktivitetit ka çuar në zvogëlimin e qelizave nervore themelore për 70% në raport me minjtë të cilët kanë mundur t’i përdorin të katër këmbët. /AktivLajme.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *