Galliani: Sarri është trajner fenomenal, e doja atë te Milani

By on 25/11/2018

Ish-menaxheri gjeneral i Milanit, Adriano Galliani pranon se ai ka admirim të madh për trajnerin e Chelseat, Maurizio Sarri.

Galliani ka lënë punën te Milani pas shitjes së aksioneve nga padroni i tij Silvio Berlusconi.

Tani dyshja janë përsëri së bashku në krye të skuadrës nga Serie C, Monza, por kjo nuk do të thotë se Galliani ka mbetur jashtë rrjedhave të Milani dhe futbolli italian.

Galliani ka folur për kohën e tij te Milani teksa konfirmoi se ai u përpoq të punësonte Sarrin sa drejtonte gjërat në klubin Rossoner.

Trajneri i ri i Chelseat, Maurizio Sarri (Foto: Getty Images)

“Unë mendoj se Sarri është një trajner fenomenal. Një fenomen absolut”,  ka thënë fillimisht Galliani për Radio CRC.

“Jam në dashuri me taktikat që bëjnë ekipet e tij të luajnë futboll të bukur”.

“Është e vërtetë, kam bërë përpjekje për ta marrë Sarrin. Gjithashtu kam tentuar edhe (Marco) Giampaolon”.

“Më pëlqejnë trajnerët që e ndjejnë afër lojën”, përfundoi ish-drejtuesi i Milanit. /AktivLajme.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *